FOTO/ Ronaldo, muskulozi bukurosh që 'çmendet' pas trupit të tij. Ja çfarë ka bërë këtë herë

Cristiano Ronaldo është një nga sportistët më të dashur për publikun. Superylli portugez i futbollit është shumë i angazhuar në fushatat e tij.

Së fundmi ai ka nisur një fushatë pro fitnesit, ku po shpalos trupin e tij. Por përveç trupit, ai ka publikuar edhe një fjalë të urtë mjaft interesante përbri fotografisë së publikuar në rrjetin social Instagram.

“Sytë janë pasqyra e shpirtit”, ka shkruar Ronaldo në këtë foto. Cristiano Ronaldo ka kohë, që është larguar nga fushat e blerta, pasi  është i pezulluar për shkak të sjelljes josportive në ndeshjen e parë të finales së Superkupës së Spanjës ndaj Barcelonës.