Serie A/ Publikohet formacioni më i mirë i javës së tretë, ja surprizat

Të shtunën dhe të dielën u luajtën ndeshjet e javë së tretë të Serie A, ku spikatën fitoret e Juventusit, Interit dhe Napolit, që kryesojnë me pikë të plota, por edhe humbja e thellë 4-1 e Milanit ndaj Lazios.

Sot mediat italiane kanë publikuar formacionin më të mirë të javës, ku tre lojtarë ka Napoli, Juventusi, kurse Fiorentina e Interi nga dy dhe Lazio vetëm një, sulmuesin Ciro Immobile.

Formacioni

Pepe Reina (Napoli), Bruno Gaspar (Fiorentina), Davide Astori (Fiorentina), Medhi Benatia (Juventus), Milan Skriniar (Inter), Faouzi Ghoulam (Napoli), Miralem Pjanic (Juventus), Ivan Perisic (Inter), Jose Callejon (Napoli), Paulo Dybala (Juventus), Ciro Immobile (Lazio).