Haradinaj nis zyrtarisht punën si kryeministër i Kosovës

Ramush Haradinaj ka marrë zyrtarisht detyrën e kryeministrit të Kosovës.

Në ambientet e qeverisë së Kosovës është bërë  edhe pranim dorëzimi i detyrë së kryeministrit  Isa Mustafës te Ramush Haradinaj, njofton Klan Kosova.

Mustafa bashkë me stafin e tij ka pritur në Qeveri, kryeministrin e ri të Kosovës, Ramush Haradinajn duke ia dorëzuar kështu detyrën edhe zyrtarisht.

Haradinaj është zgjedhur kryeministër me 61 vota gati tre muaj pas zgjedhjeve të 11 qershorit.

Kjo qeveri numëron gjithsej 21 ministri.