Pas kësaj deklarate, tifozët e Barcelonës do ta urrejnë Neymarin

Pas tradhtisë, Neymar është shndërruar në një figurë të uryer në Barcelonë. Sulmuesi brazilian së fundmi ka thënë se tek PSG-ja do të synojë të fitojë Champions Leaguen, shkruan tabloidi britanik “The SUN”, raporton SYRI.net.

“Synimi është të mundohemi ta fitojmë dhe ta fitojmë. Besoj se jemi në gjendje ta fitojmë Ligën e Kampionëve. PSG ka futbollistët për ta fituar Championsin”, tha ai.

Kujtojmë që Neymar u largua nga “Camp Nou”, për të nënshkruar me PSG-në që pagoi klauzolën e lirimit të lojtarit me vlerë 222 milionë euro.

/ SYRI.net /