Sot nis shkolla, 33 mijë nxënës ulen për herë të parë në banka

Rreth 495 mijë nxënës në të gjithë Shqipërinë të hënën nisin vitin e ri shkollor. 33

mijë prej tyre ulen për herë të parë në bankat e shkollës.

Sot do të nisin vitin e ri shkollor, 2017-2018 të gjithë nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme në të gjithë Shqipërinë.

Policia rrugore do të kufizojë apo ndalojë parkimet dhe lëvizjet e automjeteve në segmentet rrugore pranë shkollave.