FOTO/ Njihuni me trajnerin e ardhshëm të Interit

Paraditen e sotme drejtuesit kinezë të Interit kanë mbëritur me urgjencë në Milano për të zgjedhur përfundimisht trajnerin e ardhshëm që do drejtojë zikaltërit.

Sipas burimeve të portalit italian “Calciomercato”, Guus Hiddink pritet të emërohet në postin e trajnerit të Interit, shkruan Syri.net.

Po ashtu edhe mendiat britanike po spekulojnë që emri i teknikut holandez është mbi gjithë kandidaturat e tjera.

Në diskutim për të marrë drejtimin e Interit janë edhe 6 emra e tjerë: Pioli, Guidolin, Marcelino, Vitor Pereira, Marco Silva dhe Vecchi./ Syri.net