Grupi parlamentar i PD me deklaratë: Kush shet votën do përjashtohet. Votimi i djeshëm u ...

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka dalë me një deklaratë zyrtare në lidhje me shitjen e votave që ndodhën një ditë më parë në votimin për kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Në deklaratën zyrtare grupi i PD-së shprehet se do të hetohet se si 3 vota përfunduan për Gramoz Ruçin.

“Erdhi si rezultat i manipulimit apo blerjes së votës, kjo do të shqyrtohet me prioritet absolut”, thuhet në deklaratën e PD-së.

Deklarata e plotë e grupit parlamentar të PD-së:

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike dënon me ashpërsi atë çfarë ndodhi dje me votën e opozitës në Kuvend.

Erdhi si rezultat i manipulimit apo blerjes së votës, kjo do të shqyrtohet me prioritet absolut. Një gjë është e qartë pa asnjë ekuivok: kush shet votën nuk do të ketë vend në grupin tonë parlamentar.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike vlerëson se ky skenar i qëllimshëm u vu në veprim për të hequr vëmendjen e opinionit nga emërimi prej Edi Ramës në krye të Kuvendit i Gramoz Rucit, simbol i të kaluarës së përgjakur të diktaturës komuniste dhe i lidhjeve kriminale dhe trafiqeve të drogës, për të cilën arsye është përjashtuar përherë nga hyrja në SHBA.