FOTO/ U hutuam pas VIP-ave, por ja si dukej vajza e Fevziut në festën e 'Opinion'

Padyshim që gazetari Blendi Fevziu kishte organizuar një festë të madhe me rastin e 20-vjetorit të programit që ai drejton “Opinion”. Festa ishte madhështore dhe bëri bashkë shumë nga fytyrat më të njohura të ekranit shqiptar.

Në festë ishin të ftuar njerëz të politikës, shoubizit apo medias. Gjithashtu e pranishme ishte edhe familja e Blendi Fevziut.

Bashkëshortja e gaztorit, Inesi dukej elegante si gjithnjë dhe vajza e tyre e madhja, Mishel ishte bërë e mrekullueshme. 17-vjeçarja shkëlqeu si një zonjushë e rritur.