SHBA bojkoton Kuvendin e Shqipërisë, për herë të parë në 27 vite. Ja arsyeja

Kryetari i ri i Kuvendit të Shqipërisë nuk do të mund që të shkojë asnjëherë në SHBA gjatë mandatit të tij, kjo pasi që prej vitit 2005 atij i është hequr e drejta për të udhëtuar në këtë vend.

E që SHBA nuk ka ndërruar mendje për përjashtimin e Ruçit nga mundësia për të marrë vizë është konfirmuar edhe sot, në seancën e parë të Kuvendit të ri.

Në seancën e Kuvendit, atë të pasdites kur edhe u zgjodh me 80 vota Gramoz Ruçi si kryetar i Kuvendit, asnjë përfaqësues i SHBA-së nuk ka qenë i pranishëm.

Kjo duket edhe në pamjet dhe fotot e bëra në sallën e parlamentit ku kanë qenë të pranishëm të gjithë diplomatët, por jo ambasadori Donald Lu.

E duket se SHBA sot e ka vendosur që të bojkotojë edhe Edi Ramën për vendimet që i ka marrë.