VIDEO/ Juventusi merr fitoren e tretë radhazi, mposht Chievon

Juventus vijon të mundë kundërshtarët i pa shqetësuar.

Skuadra e drejtuar nga Allegri ka fituar me rezultatin 3-0 përballë Chievos në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë në Serie A.

Golat për “Zonjën e Vjetër” në këtë takim i shënuan Përparim Hetemaj (autogol), Higuain dhe Dybala.

Pas kësaj fitoreje Juventus mban vendin e parë më 9 pikë të plota.