Nis Kuvendi, të gjithë deputetët të 'pastër'

Komisioni i Verifikimit të mandateve ka nxjerrë përfundimin se të gjithë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë nuk kanë shkelje që i cënojnë atyre mandatin.

Seancën plenare të pasdites e celi Vasilika Hysi, si kryetare e këtij komisioni, e menjëherë pas kësaj deputetët u betuan. 

Seanca drejtohet nga Besnik Bare si deputeti më i vjetër i kësaj legjislature, derisa të votohet kryeparlamentari i ri.