Erion Braçe i del kundër Edi Ramës, ja urdhri që ka thyer sot

Ditën e sotme u mbajt seanca e parë parlamentare pas zgjedhjeve të 25 qershorit.

Pavarësisht se Rama dje u dha urdhër deputetëve të PS-së të mos mungojë asnjë në seancën plenare, ky urdhër ka rënë në vesh të shurdhët.

Kjo për shkak se Erjon Braçe mungoi gjatë seancës së sotme. Mungesa e tij ishte e dukshme, madje nuk dihet nëse do të paraqitet në seancën e pasdites në orën 18:00.

Pas zbardhjes së emrave të qeverisë së re, në media u përfol se Braçe u zhgënjye shumë nga kryeministri Rama pasi priste të merrte ministrinë e bujqësisë.