Kërcënojnë Vuçiçin nga Facebook, arrestohen nënë e bijë

Dy persona janë arrestuar nën dyshimin se përmes rrugës së Facebook kanë kërcënuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, transmetojnë mediat serbe.

arrestimi është bërë në bazë të urdhrit të gjykatës themelore në Krushevc dhe prokurorisë për kriminalitet teknologjik në Beograd, shkruan indeksonline. Bëhet fjalë për D.M. 40 vjeçe dhe vajzën e saj M.A. 22 vjeçe nga Jasika i Krushevcit.

Ato janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer veprën penale si rrezikim i sigurisë dhe sulm ndaj zyrtarëve.