Kim Kardashian flet për fëmijën e tretë

Kim Kardashian ka reguar ndaj thashethemeve që kanë nisur të qarkullojnë rreth familjes së saj.

Ndërkohë që është përpjekur të shijojë eventin e “New York Fashion Week”, Kim nuk ka mundur t’i shpëtojë pyetjeve lidhur me fëmijën e tretë, i cili përflitet se do të vijë në jetë përmes një nëne surrogate.

Në një intervistë të dhënë për “E! News”, mbrëmjen e së premtes, ajo ka thyer heshtjen për këto thashetheme që qarkullojnë, duke thënë: “Kam parë shumë lajme të ndryshme, ndërkohë që ne ende nuk kemi konfirmuar asgjë. Pra mendoj se kur të jemi gati të flasim rreth saj, do ta bëjmë”.