‘Epidemi’ te Barcelona, zyrtarizohen mungesat e shumta për derbin me Espanjolin

Ernesto Valverde, trajneri i Barcelonës, ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen ndaj Espanyolit. Në mesin të 18 të grumbulluarve është edhe Ousmane Dembele, i cili u transferua nga Borussia Dortmund për 105 milionë euro.

Në këtë takim Barcelonës do t’i mungojnë Sergi Roberto, Rafinha e Arda Turan për shkak të dëmtimit, ndërsa për arsye teknike nuk do të jenë të gatshëm Aleix Vidal, Denis Suarez dhe Vermaelen.

Derbi mes Barcelonës dhe Espanyolit do të luhet nesër në orën 20:45 në “Camp Nou”.