Më në fund ZYRTARE: Largohet nga Milani, marrëveshje me klubin e ri

Tashmë gjithçka është zyrtare. Jose Sosa ka arritur marrëveshjen me klubin e ri dhe sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e skuadrës së Trabzonsporit, shkruan “Calciomercato.com”, raporton SYRI.net.

Lajmi është konfirmuar nga klubi turk, ndërsa futbollisti argjentinas gjatë ditës së sotme pritet të nisë udhëtimin drejt Turqisë.

“Futbollisti profesionist i klubit të Milanit, Jose Sosa filloi takimin me anëtarë të klubit për tu transferuar tek Trabzonspori”, thuhet në njoftimin e klubit turk.

Nga shitja e lojtarit Milani do të përfitojë 5.5 milionë euro, ndërsa Jose Sosas i është premtuar një kontratë 3-vjeçare me vlerë 6 milionë euro në sezon.

/ SYRI.net /