Diego Costa ndodhet në Brazil, surprizon me vendimin e fundit që ka marrë

Aykut Kocaman, trajneri i Fenerbahçes, e ka pranuar se Diego Costa ka refuzuar transferimin në Stamboll, ku merkatoja e verës është e hapur deri të premten pas mesnatës.

"Ne ishim shumë afër për të nënshkruar me Diego Costën, por tani ne jemi larg", ka deklaruar Kocaman.

Kështu, Costa do të mbetet te Chelsea të paktën deri në janar. Por, ai ka refuzuar t’i bashkohet ekipit në stërvitje dhe për momentin po qëndron në Brazil.

Antonio Conte e ka regjistruar Costën në Premierligë, por e ka lënë jashtë listës për Ligën e Kampionëve, pasi gjatë janarit pritet të bëhet me klub të ri.