Çlirohet ngërçi në Kosovë: Zgjidhet kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar Kadri Veselin për kryetar Kuvendi, i cilin mori 62 vota, ndërsaa kundër kanë votuar 52 deputetë.

Nënkryetarë u zgjodhën deputetët: Aida Dërguti nga Vetëvendosja, Xhavit Haliti nga PDK dhe Kujtim Shala nga LDK me nga 113 vota pro.