iPhone 8 do të kushtojë shumë më shtrenjtë se që ishte parashikuar

Kompania amerikane, Apple, do ta prezantojë telefonin e ri iPhone 8, më 12 shtator dhe natyrisht, të gjithë do të jenë shumë të interesuar për ta blerë. Por, këtu paraqitet një problem – çmimi.

Faqja e teknologjisë ‘Mashable’ shkruan se iPhone 8 mund të kushtojë deri në 1200 dollarë, varësisht prej kapacitetit të memories, duke e bërë kështu shumë më të shtrenjtë se pajisjet tjera paraardhëse, transmeton Gazeta Metro.

Sipas Benjamin Geskin, iPhone 8 me 64 GB do të kushtojë 1000 dollarë, me 256 GB 1100 dollarë e me 512 GB do të kushtojë 1200 dollarë.

Sipas raportimeve, Apple do të mundohet ta arsyetojë çmimin e lartë me disa aspekte të reja teknologjike që do të ketë pajisja e re, e që nuk mund të gjenden në asnjë telefon tjetër.

Sipas gjasave, iPhone 8 do të jetë një prej telefonave më të shtrenjtë, jo vetëm krahasuar me iPhonët paraardhës, por edhe me modelet më të reja të prodhuara nga kompanitë konkurrente.