E bujshme/ Jepet vendimi për ekstradimin e Ismail Morinës

Gjykata Supreme në Kroaci hedh poshtë kërkesën e Ismail Morinës për të mos u ekstraduar në Serbi.

Sipas Gjykatës Supreme në Kroaci, nuk kishte baza për të pranuar kërkesën e “Ballistit”, të njohur si personi i cili ngriti dronin në ndeshjen Serbi – Shqipëri në 2014-ën, gjë për të cilën është ndaluar në Kroaci pas një urdhri të dhënë nga autoritet serbe.

Vendimi final mbi ekstradimin e Morinës në Serbi tashmë do të jepet nga ministri kroat i Drejtësisë.

“Pjesa më e madhe e ankesës së personit për ekstradim në thelb ka të bëjë me vërtetimin e gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike meqë nga përmbajtja e ankesës del se ai konsideron se gjykata e shkallës së parë gabimisht ka vërtetuar se janë përmbushur kushtet ligjore për ekstradim dhe se nuk ka vërtetuara se ka pengesa për ekstradim. Mirëpo, gjykata e shkallës së parë të gjitha faktet vendimtare i ka vërtetuar drejt dhe plotësisht”, thuhet në vendimin e fundit të Gjykatës Supreme kroate të publikuar sot.

Vendimi i gjykatës Supreme kroate

/SYRI.net/