FOTO/ Vasili akuza Ramës: Parazitove për 4 vite, tani u kujtove për Akademinë

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka hedhur akuza të reja ndaj Edi Ramës në lidhje me çështjen e Akademisë së Shkencave.

Me një shënim të shkurtër në Facebook e tij, Vasili thotë se ‘kryeministri i ri po deskriditon kryeministrin e vjetër’.

Ja çfarë shkruan Petrit Vasili në Facebook:

Kryeministri parazitoi katër vjet, tani u kujtua për Akademinë e Shkencave.

Kryeministri i ri nuk po lodhet së diskredituari kryeministrin e vjetër të zgjedhur në 2013-n. Kryeministri i vjetër, si turist i thekur që ishte, nuk pati asnjë minutë kohë për të humbur me reformimin e Akademisë së Shkencave.

S'pati asnjë minutë kohë as të lexonte çfarë sugjeroi komisioni i ngritur prej tij në 2013-n, për reformimin e akademisë.

Katër vjet vegjetoi kryeministri i vjetër dhe tani u ngrit ky kryeministri i ri dhe po i tregon vendin atij shkollëpaktit, që e la reformimin e akademisë në mes të udhës. Kryeministri u kujtua vetëm ditën e zgjedhjeve dhe e kërcënoi me rrethim, me nxjerrje nga godina dhe me heqje të parave.

Çdo shfajësim për këtë parazitizëm shtetëror kryeministror katërvjeçar është turp, vizion që urren shkencën dhe inkuizicion obskurantist mesjetar.