E rëndë në Pogradec, dy punonjës të ujësjellësit bien mbi korrent

Një incident është shënuar mesditën e sotme në qytetin e Pogradecit, ku dy punonjësit e ujësjellësit të këtij qyteti, kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Mësohet se dy punonjësit e UK, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur, kanë qenë duke punuar tek pompa e ujit, mirëpo në një moment kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe janë lënduar.

Ata janë dërguar me urgjencë në Tiranë për një mjekim më të specializuar. Ndërkohë policia ka nisur hetimet për të zbardhur detajet e tjera të ngjarjes.