Denoncimi: Blerja e librave nga gjimnazistët, ja si po ndëshkohen nxënësit

Një gjimnaziste ka denoncuar një çudi që po ndodh me shitjen e librave shkollorë.

Me një mesazh drejtuar ish-kryeministrit Sali Berisha, gjimnazistja thotë se bashkë me librat e vitit të parë, ata detyrohen të blejnë edhe librat për vitin e dytë të shkollës.

Ja çfarë shkruan ish-kryeministri Berisha:

Gjimnazistja dixhitale denoncon:

Ndëshkimin që ju bëhet atyre me librat e shkollës!

Lexoni mesazhin e saj! sb

"Pershendetje z..Berisha! Uroj te jeni mire! Dua te bej publik nje problem tjeter qe ka dale me librat e shkolles pervec atyre problemeve qe dihen.

Shumica e librave(flas per vitin e pare te shkolles se mesme) shiten se bashku me ato te vitit te dyte. Pra, me detyrim une duhet te marre fiziken, matematiken, kimine etj.qe jane per vtin e dyte perndryshe une nuk mund te marre as ato libra qe jane per vitin e pare, kur mua me duhen vetem ato te vitit te pare!

Nese mundeni ta beni publik kete problem..., ndoshta merr nje zgjidhje! Faleminderit, kalofshi mire!"