Ndihmë për familjen e gjyqtares së vrarë, ja çfarë ka bërë Bashkia

Familja e gjyqtares së vrarë pak ditë më parë nga ish-bashkëshorti, Fildese Hafizi do të zhvendoset në një tjetër banesë, qiranë e të cilës do ta paguajë Bashkia e Tiranës.

Këtë vendim e ka marrë pasi përfaqësues të saj  janë njohur me kushtet e vështira ekonomike gjatë një vizite në familjen Hafizi.

Me ndihmën e donatoreve ata do të bëjnë dhe mobilimin e shtëpisë.

Gjithashtu përmes drejtorisë së Mbrojtjes dhe Përfshirjes Sociale bashkia është angazhuar që të plotësojë dokumentacionin për heqjen e kujdestarisë së fëmijëve babait të burgosur dhe dhënien me vendim gjykate tezes së fëmijëve.

Nga dhënia e kujdestarisë secili prej fëmijëve do të përfitojë 9 mijë lekë në muaj.  Ndërkohë në bashkëpunim me donatorë privat fëmijëve iu është siguruar dhe transporti falas për në shkollë.