Rama e çon qeverinë e padekretuar nga Llogaraja në Velipojë

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sërish në një takim informal ministrat e rinj të kabinetit qeveritar. Takimi informal do të zhvillohet ditën e nesërme në Velipojë. Kjo mbledhje do të zgjasë dy ditë, njësoj si herën e fundit që u mblodhën në një lokal në Llogara, njofton tvklan.

Takimi informal i Ramës me ministrat e rinj të qeverisë është i dyti në radhë para dekretimit të tyre nga Presidenti. Në takim do të diskutohet për prioritet dhe planin e punës të kabinetit qeveritar “Rama II”