Durrës, dy vëllezër dorë për dorë kërcënojnë se do të hidhen nga pallati

Dy vëllezër me mbiemrin Bejko, banorë në lagjen nr. 11 të qytetit të Durrësit, janë zënë dorë për dorë në taracën e pallatit 4-katër ku jetonin deri dje dhe kërcënojnë se do të vrasin veten duke u hedhur prej aty.

Atyre u ka ardhur në derë Përmbarimi dhe i ka njoftuar të dalin jashtë nga pallati, sepse ai do t'u kthehet ish-pronarëve me vendim gjykate.

Por, Bejkot kanë paraqitur prova se dokumentat që po i lënë jashtë, pa shtëpi, janë falso dhe se vendimi i gjykatës është i paligjshëm.

Policia ka nisur negociatat për të mos i lejuar ata të kryejnë aktin e vetëflijimit.

Ja pamjet: