Aksident me vdekje në Lushnje, humb jetën kalimtari, shoferi zhduket

Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotshëm pranë rotondos së Kolonjës në Lushnje.

Një banor i zonës, 72 vjeçari, Kimet Hoxha nga fshati Ardenicë ka humbur jetën i përplasur nga një makinë. Autori nuk ka ndaluar për t'i dhënë ndihmën e parë, por është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.  

Policia e Lushnjes tha se nuk është identifikuar mjeti që shkaktoi aksidentin dhe se ka nisur  hetimet.