FOTO/ Vdes aktori i njohur, pjesë e filmit shumë të dashur për shqiptarët

Është ndarë nga jeta aktori i njohur italian Gastone Moschin.

88-vjeçari, i lindur në vitin 1929, është shuar pasditen e sotme në spitalin “Santa Maria” në Terni, ku ishte i shtruar prej disa kohësh, raportojnë mediat italiane.

Gastone Moschin

Gastone Moschin ka një karrierë të pasur në kinematografi dhe teatër.

Ai ka luajtur edhe në episodin e dytë të “The Godfather”, që ka mbajtur të fiksuar pas ekranit shumë shqiptarë. Moschin ka pasur rolin e “Don Fanucci”, personazh i frymëzuar nga Ignazio Lupo, një mafioz i jetës reale.

Gastone Moschin në rolin e “Don Fanucci”

/SYRI.net/