FOTO/ Dhunohet portreti i Nënë Terezës në Shkup, profesori shqopta: Ky është talebanizëm

Ngjyrë e zezë është hedhur mbi portretin e Nënë Terezës në muralen e vendosur vetëm pak ditë më parë në sheshin Skënderbeu në Çarshinë e Shkupit.

Në rrethana dhe motive ende të panjohura, figura e humanistes dhe nobelistes shqiptare shihet e përlyer në ngjyrë të zezë.

Pas reagimeve të shumta, nuk mungoi edhe reagimi i profesorit universitar Blerim Reka.

“Talebanizimi i Çarshisë! Vetëm ata pa identitet kombëtar, mund të sulmojnë historinë shqiptare të Shkupit: Vlorës së pa-shpallur.”, ka shkruar profesori universitar, Blerim Reka.