FOTO/ Ulet niveli i ujit në liqenin e Shkodrës, dhe prej aty del anija e shek. XIX

Ulja e nivelit të liqenit të Shkodrës për shkak të thatësirës, ka nxjerrë në sipërfaqe në një anije avullore, austro–hungareze, e cila mendohet se i përket shekullit të 19-të.

Mjeti i lundrimi është rreth 20 metra i gjatë dhe katër metra i gjerë, teksa pritet të vizitohet nga ekspertë të fushës për të mësuar më shumë detaje.

Struktura e anijes është thuajse e padëmtuar dhe pse ka më shumë së 100 vite që është nën pushtetin e ujit. Në pjesën e poshtme të mjetit lundrues është i dëmtimi që anijes i ka shkaktuar një mjet shpërthyes që me siguri ka sjellë dhe mbytjen e anijes.

Shumë vite me parë Liqeni i Shkodrës ka qenë i lundrueshëm dhe për mjete me përmasa të mëdha.

Banorët e zonës kanë qenë në dijeni të mjetit lundrues, ndërsa janë shprehur se organet vendore duhet të gjejnë mënyrën për ta kthyer atë në një mjet atraktiv për turistët.