Habisin ish-të përndjekurit në Shkodër: Nuk protestojmë kundër Gramoz Ruçit. Fajet janë të PD

Deklaratë surprizë e shoqatës së Ish të Përndjekurve Politik në Shkodër. Kryetari Zenel Drangu thotë se nuk ka arsye për të protestuar për emërimin e Gramoz Ruçit si kryetar i Kuvendit të Shqipërisë.

Sipas tij e gjithë kjo situate është derivat i politikave të Partisë Demokratike e cila 15 vite në pushtet nuk vendosi një ligj që pengonte rikthimin e figurave të tilla.

Për sa i takon vrasjes se 4 djemve shkodranë në 2 prill në 1991 , kohë në të cilën Ruçi ishte Ministër i Brendshëm, Kryetari Drangu tha se ai është gjykuar një herë nga drejtësia, e nëse ka patur manipulim vettingu do e zbardh.

Nga ana tjetër, PD ka bërë të ditur se sesioni i ri parlamentar do të nisë me protesta.

Skenarët e protestës po diskutohen në forumet organizative, po mendohet që ajo të shtrihet brenda dhe jashtë parlamentit me synim për të penguar votimin e Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit dhe të Fatmir Xhafajt, si ministër i Brendshëm. /Star Plus