Behgjet Pacolli: Nuk ka marrëveshje me PAN-in
Para pak minutash në Radio Televizionin e Kosovës u dha lajmi se është arritur marrëveshja në mes të koalicionit PAN dhe Aleancës Kosova e Re, për krijimin e qeverisë së re.
Por, këtë lajm e ka përgënjeshtruar lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli.
“Nuk ka marrëveshje, unë tani sapo u riktheva nga Zvicra”, ka thënë Behgjet Pacolli për Zeri.info
Së fundmi, akterë të koalicionit PAN kanë thënë se presin që brenda kësaj jave të krijojnë institucionet e reja, duke u mbështetur edhe përkrahjen e AKR-së, të cilën megjithatë duket se nuk do ta kenë ende.