Trump: Bisedime të mira me Iranin, nëse nuk arrijmë një marrëveshje do të na duhet ta shkatërrojmë edhe...

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, tha sot se Uashingtoni pati bisedime të mira me Iranin, megjithëse përsëriti kërcënimet e tij për të synuar urat, termocentralet dhe infrastrukturën tjetër nëse të dyja palët nuk arrijnë një marrëveshje për t'i dhënë fund luftës.

Në një intervistë me Fox News, Trump tha se donte të shmangte shënjestrimin e urave dhe termocentraleve të Iranit, nëse ishte e mundur.

“Është një ekuilibër shumë, shumë delikat. Kështu që mendoj se jemi në një pozicion shumë të fortë tani. Ata e dinë se do ta bëj nëse nuk arrijnë një marrëveshje. Nuk mund t’i lejojmë më të prishin marrëveshjet”, tha Trump, sipas Reuters.

Trump shtoi se "pati bisedime të mira" me Iranin.

Ai do të takohet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu më vonë gjatë ditës së sotme. I pyetur në lidhje me akuzat se ai planifikon të diskutojë me Netanyahun punën në një vend të lidhur me programin bërthamor të Iranit, i njohur si "Mali Kazmë" - një strukturë e fortifikuar e vendosur thellë nën tokë pranë njërit prej vendeve kryesore bërthamore të Iranit, Trump tha se "nuk ka nevojë" për kryeministrin izraelit për këtë.

"Nuk kam nevojë që Bibi të ma thotë këtë. Bibi po ma thotë këtë sepse do që unë të qëndroj i përfshirë", tha Trump.

Ai shtoi se "e di saktësisht se çfarë po ndodh me Pickakes" dhe se "nuk është një problem i madh".

"Ne i kemi shkatërruar centralet e tyre bërthamore dhe do të na duhet ta shkatërrojmë Pickaxe nëse nuk arrijmë një marrëveshje. Nëse nuk arrijmë një marrëveshje, do ta shkatërrojmë shumë lehtë", shtoi Trump.