'Tenderi 20 milionë euro duhet bllokuar'/ Ferruni: ERE nuk duhet të miratojë kërkesën e KESH-it për 'Tigrin 1' dhe 'Tigrin 3'
Ambientalisti Ferruni, i ftuar në edicionin e pasdites në Syri TV me moderatorin Edvin Parruca, deklaroi se peticioni i nisur nga aktivistët synon të ushtrojë presion ndaj Entit Rregullator të Energjisë (ERE), që të mos miratojë kërkesën e KESH-it për riliçensimin e prodhimit të energjisë nga TEC-et lundruese “Tigri 1” dhe “Tigri 3”.
Sipas Ferrunit, miratimi i kësaj licence duhet të bllokohet, pasi TEC-et lundruese janë ekonomikisht të pafavorshme dhe përbëjnë ndotje për mjedisin. Ai e cilësoi si një “vjedhje në flagrancë” tenderin 20 milionë euro për mirëmbajtjen e tyre, duke argumentuar se kostoja e prodhimit të energjisë është disa herë më e lartë se çmimi i saj në bursë.
Ambientalisti ngriti gjithashtu shqetësime për zhvillimet në Vlorë, duke u shprehur se zona po vihet në shërbim të interesave të korporatave dhe investitorëve të mëdhenj, ndërsa bëri thirrje për mbështetje të nismës qytetare “Shpëto Vlorën”, e cila kundërshton, sipas tij, këto projekte.
Ferruni:
Ky peticion synon për të bërë një lloj presioni ndaj Entit Entit Rregullator të Energjisë, Dhe në kuptimin që të mos lejohet që të bëhet riliçensimi për prodhim energjie nga KESH-i nëpërmjet Tigrit 1 dhe Tigrit 3. KESH ka kërkuar që të liçensohet për prodhim energjie nga dy tigrat. Dhe ne synojmë që nëpërmjet këtij peticioni që...KESH-i ka bërë një kërkesë te ERE. Po. Dhe ERE duhet të aprovojë kërkesën e KESH-it ose jo, që të liçensojë atë, KESH-in pra, për prodhim energjie.
Pra KESH-i të prodhojë energji nga tigrat. Ka pasur një leje, në mënyrë automatike të themi, për sa kohë ka pasur një vlerësim të ndikimit në mjedis në atë periudhë, është bërë dhe një testim dy vjet më përpara dhe është një vendim i ERE-s që për këtë periudhë që kanë funksionuar dy vjet, gjoja që ka funksionuar, ka pasur një liçensë për prodhim energjie. Dhe tani duhet rinovuar, liçensa duhet marrë një leje tjetër se është një kusht i domosdoshëm, pra që në këtë periudhë në vijim, pra post kontratës, të ketë një liçensë tjetër për prodhim energjie KESH-i. Dhe ne jemi të bindur që kjo duhet bllokuar. Kjo duhet bllokuar për 100 arsye, të cilat nëpërmjet këtij peticioni po, jo vetëm, edhe nga shumë komente që janë bërë nga individë, nga organizata të ndryshme drejtuar tashmë tek ERE dhe që vazhdojnë të drejtohen, që kjo mos të ndodhi. E gjithë ideja është që të ndalojmë një vjedhje flagrante që po ndodh nëpërmjet shpalljes së një tenderi për 20 milionë euro për mirëmbajtjen e Tigrit 1 dhe Tigrit 3. Po kjo është një vjedhje në flagrancë e kam quajtur unë, për arsye se kostoja e prodhimit të energjisë elektrike, ta zëmë se do jetë në gjendje që të punojnë, se ato janë 30 vjeçare tani karakatina, është të themi si një makinë personale, imagjino një makinë personale që ta kesh mbi 30 vjeç e të funksionojë, dhe kështu është rasti dhe këtu.
Dhe nëse kjo ndodh, atëherë duhet marrë në konsideratë faktori ekonomik që kostoja e prodhimit nga ky TEC lundrues është disa herë më e madhe sesa çmimi në tregun e bursës së energjisë. Për shembull, të marrim një shembull, pse e përmend rastin e flagrancës unë. Dje për shembull, në çmimin në bursë është 95.5 euro çmimi mesatar i energjisë elektrike për 1 megavat/orë. Kurse vetëm nafta e përdorur për të prodhuar energji elektrike nga TEC-et lundruese, vetëm kostoja e naftës shkon 200 euro ose dollarë për megavat/orë, të themi meqënëse është përdorur dollari aty. Pra është dyfish vetëm nga nafta. Po të shtosh edhe koston e fuqisë punëtore, kosto të tjera të mirëmbajtjes, të vlerave të ndryshme, të ripërdorimit, të ndërrimit të pajisjeve e kështu me radhë, që tendera pafund që do bëhen për pastrim e kështu me radhë, është disa herë, disa herë më e madhe sesa çmimi i energjisë elektrike në bursë. Prandaj në këtë aspekt, le që nëse do të funksionojë normalisht, ai s'ka funksionuar dy vjet dhe nuk ka shanse që KESH-i ta bëjë funksionale në mënyrë të plotë. Është një ndotje gjigante që shkatërron të gjithë turizmin në Vlorë.
Desha të shtoj një gjë, se e lidhe me Zvërnecin. Lidhja është shumë e qartë. Jemi para një situate të enklavizimit të territorit të Vlorës në mënyrë të veçantë, ndoshta dhe pjesë të tjera të Shqipërisë, po është enklavizim tipik, pushtim e kam quajtur unë në një rast tjetër për ta kuptuar më gjerë njerëzit, i territorit të gjithë hapësirës, të themi nga qendra e Vlorës deri në deltën e Vjosës. E gjitha është e piketuar dhe realisht po ndodh me vendime që janë marrë, duke e kaluar këtë territor në pronësi të oligarkëve ndërkombëtarë kryesisht. Pra është një betejë jo vetëm me oligarkët vendas, po edhe me oligarkët ndërkombëtarë. Për shembull, së fundi, veç këtyre tigrave që tani këtu kemi këto grabitqarët më të mëdhenj të planetit që janë këto korporatat e naftës dhe gazit, që janë shtrirë aty dhe për këtë ka dhe dokumenta, se është bërë pak muaj më përpara një memorandum bashkëpunimi me këto kompanitë amerikane, greke, konsorciume të mëdhenj e kështu. Pra këto oligarkët ndërkombëtarë të themi, global, që kanë bërë një marrëveshje që ta përdorin Vlorën për të ndërtuar aty TEC-e të tjera e kështu me radhë.Po pra, rigazifikimi, ndërtimi i tubacioneve për të shpërndarë, për të shitur kudo andej këtej.
Dhe mënyra e operimit të tyre është që nuk kanë interes për komunitetet ku operojnë, këto kanë interes për maksimizimin e fitimit të tyre, dhe kjo po ndodh. Tani, kemi lajmin tjetër të fundit, të shitjes së 38.5 hektarëve pra, një oligarku tjetër në këtë rast nga Lindja, nga Turqia, po që nuk e di çfarë lidhjesh ka globalisht domethënë, prapë një oligark i madh, që do marri 38.5 hektarë pikërisht në vendin më atraktiv të gjirit të Vlorës.Që lidhet pastaj edhe me Zvërnecin.Kjo nuk është shumë e qartë, se nuk kemi harta, nuk kemi informacion... nga fillimi...Është pikërisht nga Skela, të themi që nga Plazhi i Vjetër që është në Vlorë, në vijim. Domethënë, zëmë, kemi parasysh që kemi një petrolifere aty që e ka rrethuar ajo 18 hektarë që në kohën e Fatos Nanos me kontratë 99 vjeçare. Pastaj vjen ky parku industrial që do e marri kjo, që i themi tani, me ironi, që do ta marri Osmani, pra është kjo oligarku ndërkombëtar, ky është aktori, është imazhi i kësaj kompanie.
Dhe kemi tigrat, që aty kemi dhe TEC-in e Vlorës aty që është edhe ai një fosile tjetër aty. Të gjitha këto janë në atë planin e madh të hyrjes së këtyre korporatave grabitqare të naftës dhe gazit, për të pushtuar këtë territor. Dhe më pas bëhet lidhja pastaj me Zvërnecin, që ka një natyrë tjetër, që është e piketuar edhe për turizëm, për resorte e kështu me radhë, por që përsëri kemi të bëjmë me oligarkët globalë siç janë këto sirianët, katari e të tilla, miliarderë të tillë. Pra, kjo është shqetësim i jashtëzakonshëm, prandaj disa vlonjatë të interesuar për elitën siç e thatë edhe ju, duke e nuatur këtë situatë për Vlorën, arritën të krijojnë një grup qytetar që quhet 'Shpëto Vlorën', pikërisht duke e shpëtuar nga këto grabitjet e këtyre përmasave.
Dhe kjo është një e vërtetë e hidhur, por realisht kjo po ndodh, dhe ka dhe një lloj neglizhence, sidomos për këto tigrat, ka pasur historikisht një neglizhencë që 4 vite më përpara kur erdhën e deri më sot nuk është bërë asnjë emision gjëkundi në ndonjë televizion për të treguar rëndësinë e tyre me përjashtim të rasteve të promovimit të tyre që u bënë nga Yuri Kim bashkë me Belinda Ballukun në atë shou-n e madh.Për 15% që do prodhonte energji elektrike, ndërkohë që ato nuk kanë prodhuar as zero presje një përqind. Po, tani, marrëveshjet janë bërë. Janë bërë marrëveshjet dhe siç duket, po tentohet, nuk e di çfarë lobingje bëhen, si funksionon kjo, nuk kam shumë informacion nga pikëpamja e konjukturave dhe lidhjeve, kërkon investigime dhe kjo gjë. Por padyshim jemi në këtë situatë që është, siç e the dhe ti, realisht unë insistoj në fjalën 'në flagrancë', vjedhje në flagrancë.