‘Partia-shtet pa vijë ndarëse me krimin’/ Mziu: Shqipëria në fund të çdo raporti, qeveria flet për sukses
Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, në një intervistë për Syri TV me gazetarin Bled Marku, komentoi raportin e fundit të OSAC, strukturë e Departamentit Amerikan të Shtetit, duke deklaruar se gjetjet e tij konfirmojnë një realitet të rënduar për Shqipërinë sa i përket krimit, korrupsionit, zgjedhjeve dhe klimës së biznesit. Sipas Mziut, raportet ndërkombëtare tregojnë një panoramë krejt të ndryshme nga ajo që propagandon qeveria.
Mziu u ndal edhe te situata ekonomike dhe rënia historike e euros, duke ngritur shqetësime për ndikimin e parave informale në ekonomi.
Ai akuzoi qeverinë se ka krijuar një sistem ku, sipas tij, krimi, korrupsioni dhe institucionet shtetërore janë ndërthurur, duke sjellë pasiguri për qytetarët dhe biznesin.
Intervista në studio:
Marku: Shqipërinë qoftë kjo për krimin, korrupsionin, klimën e biznesit, zgjedhjet, madje edhe protestat të cilat po zhvillohen aktualisht në kryeqytet. Në një moment kur raporte të ndryshme, qofshin të Departamentit Amerikan të Shtetit direkt, OSAC që është strukturë e Departamentit Amerikan të Shtetit apo dhe raporte të tjera europiane e ndërkombëtare nxiin Shqipërinë, shohim një kryeministër i cili thotë se Shqipëria po bën përparime të mëdha. Vërtet po bëjmë përparime?
Mziu: Po në fakt ky raporti i fundit që ka dalë nga OSAC në lidhje me krimin, korrupsionin, zgjedhjet e të tjera në Shqipëri, nuk është një rrufe në qiell të pastër. Sepse nëse ne i referohemi vetëm pak javë më përpara, doli raporti i DASH-it, doli raporti i Bashkimit Europian për Shqipërinë dhe në të gjitha parametrat, qoftë në aspektin e zgjedhjeve, qoftë në aspektin e korrupsionit, qoftë në aspektin e krimit, në të gjitha standardet po themi, ose rankimet që bëjnë institucionet ndërkombëtare, e klasifikojnë Shqipërinë të fundit. Dhe nëse i referohemi prapë korrupsionit, mjafton vetëm viti 2023, ne pësuam 11 vende apo 12 vende rënie po themi në aspektin e korrupsionit. Pra që do të thotë që Shqipëria në një vit theu një rekord historik të Shqipërisë në aspektin e korrupsionit. Pra nuk ka ndonjë rankim po themi që bëhet në lidhje me Shqipërinë dhe që Shqipëria të mos jetë konkurruese për të qenë vendi i parë apo maksimumi i dytë apo i tretë në rang botëror që të mos mbërthejë po themi atë situatën ose atë shifrën më të keqe. Dhe nëse do të bësh me rezultate pozitive prapë do të ndodhemi në fundin e listës. Pra sot është bërë Shqipëri kudo që të shohësh, qoftë në aspektin e korrupsionit, qoftë në aspektin e zgjedhjeve ku shteti, grupet kriminale, partia-shtet nuk kanë asnjë lloj vije ndarëse, si në asnjë vend tjetër të botës. Nëse i përket lirisë së mediave nuk ka asnjë tjetër argument. Mjafton vetëm dy protestat e zhvilluara po themi përpara parlamentit ditën e djeshme apo ditën e enjte të kaluar, për të parë një sjellje disproporcionale, një sjellje kriminale. A thua se çfarë do bënin po themi, edhe nëse do të gjuanin një vezë po themi ndaj deputetëve nuk ishte asgjë, është një sjellje po themi që ndodh në të gjitha vendet e botës. Por në fakt në Shqipëri, jo për të gjuajtur me një domate apo me një vezë, por në Shqipëri me atë se çfarë bën qeveria absolutisht që duhet të ketë një sjellje shumë herë më disproporcionale me reagimin e qeverisë. Por kjo është situata që ka krijuar po themi kjo qeveri, që në ditën e parë që ka ardhur në vitin 2013 dhe deri më sot është bërë kryefjalë e skandaleve të pafundme, është bërë lajm botëror për problematikën, për shpopullimin, për varfërinë, për korrupsionin, për lirinë e medias dhe çdo instrument tjetër.
Marku: Do t'i referohem këtyre raporteve zoti Mziu. Sigurisht duke parë në terren edhe mjaft mirë rënien e euros në minimumin e saj historik që ka ndodhur ndonjëherë në Shqipëri. A po bëhet Shqipëria një vend me ekonomi jo të qartë, jo stabile, duke parë edhe paratë e pista të cilat po sipas raporteve të huaja emetohen dhe futen në ekonominë shqiptare?
Mziu: Është rasti më konkret për ta parë dhe një herë atë diskursin e ekonomisë shqiptare. Ka një situatë që nuk ka ekonomist në botë që mund ta shpjegojë ndryshe po themi atë se çfarë po ndodh në Shqipëri. Kishim të bënim me euron deri në vitin 2014, madje jo vetëm 2013 por deri në mesin e vitit 2014 që ishte në shifrën e 140 e pak më shumë...
Marku: 141, 142 me sa mbaj mend unë.
Mziu: Po. Edhe për t'ju referuar po themi sot që është bërë 93 apo 93.4, ndoshta mund të ketë rënë edhe më poshtë sepse trendi i rënies së saj është në mënyrë progresive, do të shohim që ka një rënie prej 32-33 për qind. Pra nuk e justifikon asgjë. Kjo nuk do të thotë që ka rënë euro, se euro në raport me vendet e tjera të botës vazhdon të ketë të njëjtën fuqi. Në Shqipëri ndodh e kundërta, pra që do të thotë që sipas kësaj logjike të jetë forcuar leku. Po a është e vërtetë që është forcuar leku? Apo ka shumë euro në qarkullim? Shpjegimi është i thjeshtë që a u forcua leku? Nuk është forcuar leku, sepse sot me të njëjtin lek, ne blejmë më pak shërbime, ne blejmë më pak produkte, dhe çfarë do të thotë që çmimi i këtyre produkteve dhe shërbimeve, jo vetëm të shportës së përditshme por edhe nëse kemi të bëjmë me blerjen e një apartamenti apo blerjen e elektroshtëpiakeve apo të tjera, çmimi i këtyre është pothuajse progresiv, është më i larti, madje e konkurrojmë jo vetëm mesataren e vendeve të Bashkimit Europian por konkurrojmë dhe vendet me çmimet më të larta që mund të jenë në Evropë. Pra nuk është se është forcuar leku, por ka para, ka euro pafund që futen në mënyrë informale. Çdo muaj Banka e Shqipërisë blen euro, madje mund t'i blejnë edhe në tregun informal sepse nuk e kuptoj me miliona euro që blejnë Banka e Shqipërisë për të ruajtur falso stabilitetin e parasë dhe për pasojë sjell këtë lloj situate. Nuk besoj që ka shqiptar, nuk ka ekonomist në botë që e shpjegon ndryshe.
Marku: Të ndalem pak këtu. Më the që Banka e Shqipërisë po blen euro. Sigurisht po t'ju referohemi edhe deklaratave të cilat bën vetë kryeministri dhe kësaj që thoni ju, i bie që Banka e Shqipërisë të blejë eurot e turistëve?
Mziu: Jo, normalisht ajo nuk blen eurot e turistëve, ajo blen eurot të cilat futen kontrabandë në portin e Durrësit, në aeroportin e Tiranës apo në çdo pikë doganore. Madje dhe në komunikime që ne bëjmë me ndonjë person që është në këto struktura, thotë që e kemi të ndaluar që ne të ndërhyjmë ndaj po themi importit nëse do ta quanim, mjafton që të sjellë euro. Normalisht ato e paguajnë një haraç, haraçi shkon në drejtim të qeverisë apo të kryeministrit apo rrjetit vertikal të qeverisë dhe kushdo mund të fusë para.