VIDEO/ Anonymous TV: Thasë me para në Rinas, Rama po përgatitet të largohet nga vendi?!
Llogaria "Anonymous TV" në platformën X ka publikuar një video nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, ku shihen disa punonjës të kompanive private të sigurisë, të cilat kryejnë transportin dhe grumbullimin e vlerave monetare për bankat kryesore në vend, teksa imbarkojnë disa thasë me para në një prej avionëve që pritet të niset.
🚨🇦🇱 BREAKING: A video from the Albanian airport in Tirana shows bags of money being moved to be loaded onto a plane.
— Anonymous TV 🇺🇦 (@YourAnonTV) July 27, 2026
⚡️According to witnesses, it is suspected that these bags belong to Albanian PM Edi Rama, who is preparing to leave the country. His government has been under… pic.twitter.com/eePjqPA0ii
Në postimin e saj, faqja duke iu referuar dëshmitarëve, shkruan se çantat me para që shihen në pamje i përkasin kryeministrit Edi Rama.
Në postimin shoqërues, "Anonymous TV" shkruan se Rama "po përgatitet të largohet nga vendi", duke e lidhur këtë me situatën politike në Shqipëri dhe protestat e vazhdueshme që kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit.