UNESCO përfshin plazhet e Ditës D në Normandi dhe kështjellat mbretërore të Languedoc në Listën e Trashëgimisë Botërore

UNESCO ka përfshirë plazhet e zbarkimit të Ditës D në Normandi dhe Kështjellat Mbretërore Kapetiane të Languedocut të Francës në Listën e Trashëgimisë Botërore, transmeton Anadolu.

Vendimi u mor gjatë sesionit të 48-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, i mbajtur në Busan të Koresë së Jugut nga 19 deri më 29 korrik, sipas agjencisë kulturore të OKB-së.

Zona e Normandisë shtrihet në një gjatësi prej rreth 80 kilometrash në departamentet franceze Manche dhe Calvados.

Plazhet ishin skena e zbarkimit të forcave aleate më 6 qershor 1944, një operacion vendimtar që ndihmoi në hapjen e rrugës për çlirimin e Evropës Perëndimore nga pushtimi nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Në listë u përfshinë gjithashtu Kështjellat Mbretërore Kapetiane të Languedocut, një grup strukturash mbrojtëse mesjetare në departamentet Aude dhe Ariege.

Kryesisht të ndërtuara në shekullin XIII, këto fortesa njihen zakonisht si "Kështjellat Cathar" dhe u ndërtuan ose u përforcuan për të mbrojtur territore me rëndësi strategjike në jug të Francës.