Protestuesit 'shpërthejnë' ndaj 'deputetes së krimit', brohorasin në kor: Sara Mila, ushtare e sulltanit, ke të fala nga burgu i Elbasanit
Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila, është vënë në shënjestër të protestuesve gjatë marshimit të zhvilluar këtë të hënë në Tiranë, ku ndaj saj janë artikuluar thirrje të ndryshme.
Gjatë protestës është dëgjuar vazhdimisht slogani: “Sara Mila, ushtare e sulltanit, ke të fala nga burgu i Elbasanit”, duke e lidhur deputeten socialiste me numrin e lartë të votave që mori nga të burgosurit në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Protestuesit e cilësuan Milën si një prej simboleve të mazhorancës së Edi Ramës, ndërsa ironizuan rezultatin e saj elektoral, duke theksuar se mbështetja e konsiderueshme nga institucionet e vuajtjes së dënimit mbetet një njollë politike që vazhdon ta shoqërojë.
Deputetja socialiste ka qenë edhe më herët në qëndër të dyshimeve për lidhje me krimin. Opozita e ka cilësuar në mënyrë të përsëritur si “deputete të krimit”.