'Qeverisë së krimit i erdhi fundi!' Vijon marshimi protestë, Tirana oshëtin: Dorëheqje!
Ora 22:00 ‘Parlamenti i krimit!’ ‘Duam dorëheqje!’ Thirrjet oshëtinë për disa minuta para godinës së parlamentit nga qindra protestues të cilët marshuan sot në marshimin protestë që përsëritet çdo natë, sot në ditën e 58 të saj.
Edi Rama iku e shkoi tek lali fiku! ‘Rama ra tek gropa’
Më pas me thirrjet ‘qeveri e krimit!’ 'Ju erdhi fundi' protestuesit vijuan marshimin drejt qendrës Toptani për tu rikthyer në bulevardin 'Dëshmorët e Kombit' për t'u rikthyer poshtë godinës së kryeministrisë.
Protesta tek kryeministrisë
Protestuesit vijuan marshimin pas më shumë se 2 orësh qëndrimi para kryeministrisë
Nga podiumi para Kryeministrisë disa orë pas protestës para Parlamentit, qytetarët denoncuan dhunën e paprecedentë të ushtruar nga policia e shteti ndaj protestuesve. Oratorët akuzuan drejtpërdrejt kryeminsitrin Rama se ishte ai që kishte urdhëruar këtë dhunë brutale, me qëllimin e vetëm shtypjen e protestës qytetare.
Qyetarët theksuan se ata nuk do të dorëzohen dhe nuk do të intimidohen për asnjë lloj arsyeje dhe do të largohen nga sheshi vetëm pas dorëheqjes së Ramës dhe qeverisë socialiste.