VIDEO/ Prifti: Ata që panë emailin e Covid, u goditën. Më kërcënuan mua dhe vajzat e mia, ata më akuzuan në SPAK

Në këtë pjesë të intervistës, kirurgu kardiak Edvin Prifti flet për pretendimet e tij lidhur me personat që, sipas tij, ishin pjesë e një korrespondence shkencore të vitit 2020 mbi projektin ‘Defuse’ dhe për pasojat që ai thotë se kanë ndjekur disa prej personave të përfshirë.

Në ‘Çim Peka LIVE’, Prifti rrëfen gjithashtu për kërcënimet që pretendon se ka marrë ndaj tij dhe familjes së tij në fund të vitit 2020, për denoncimet që ka bërë në atë periudhë dhe për përballjen e mëvonshme me akuzat e ngritura ndaj tij.

Ai ngre pretendime mbi mënyrën sesi janë trajtuar kërcënimet dhe hetimet, duke e lidhur këtë me procesin ndaj tij në SPAK. Intervista sjell një rrëfim të tij mbi një periudhë të trazuar, ku ndërthuren karriera e tij ndërkombëtare, debatet mbi pandeminë dhe përplasja me drejtësinë shqiptare.

Pjesë nga intervista:

Çim Peka: Doktor cila është lista e këtyre mjekëve që ju ranë në dorë ky email? Këtyre 14 mjekëve që nuk jetojnë më pas kësaj?

Edvin Prifti: Po janë disa prej tyre, është ë, janë dy me origjinë kineze, profesor Bing, Bim, Zhan Yu, ë është ai që pastaj, Botikov që ishte ideatori, një nga ideatorët e ë Sputnikut në Rusi, ë Profesor Didier, Ark Burnhart, profesor i patologjisë. Ky për shembull ju, sa doli nga një intervistë ku të kishte deklaruar diçka reale, të vërtetë, u aksidentua. E aksidentuan. Po rasti më ekstrem ka qenë, profesor doktor Butari, një major i Pentagonit, ë e tjerë.

Tani që s'më vijnë emrat e tyre. Por më interesanti ishte profesor Bim nga Universiteti i Pitsburgut sepse mbasi kishin ndodhur tre-katër vdekjet e para, Frank Plummer sigurisht. Mbasi kishin ndodhur tre-katër vdekjet e para, profesor Bim i irrituar shkon te rektori i Universitetit të Pitsburgut dhe i thotë, 'nesër në orën 10:00 lajmëro konferencë shtypi me mediat sepse unë dua të bëj publike të vërtetat mbi çfarë po ndodh.'

Ka qenë, në mos gabohem, muaji mars, prill i 2020-ës. Dhe rektori kërkon konferencë shtypi dhe atë ditë në darkë dikush i futet në shtëpinë e profesor Bimit, e ekzekuton me tre plumba në gjoks dhe pastaj ekzekutuesi u gjend i vetëvrarë brenda makinës së vet 2 km nga vendi i vrasjes së profesorit.

Dhe policia e Pitsburgut deklaroi që arsyeja është se profesor Bim ka patur një lidhje jashtëmartesore me gruan e vrasësit dhe ishte aq komike sepse të nesërmen gazetat domethënë mbas disa ditësh kur policia dha këtë version, edhe një nga profesorët e tjerë të Universitetit të Pitsburgut tha, deklaroi që 'edhe në qoftë se kishte patur lidhje jashtëmartesore me gruan time, do prisja deri të nesërmen sa të dëgjoja sekretet dhe pastaj ta vrisja.' Domethënë një ë, implikim përtej përtej çdo çdo norme dhe konspiracioni.

Çim Peka: Ju po thoni, ata që kanë reaguar pas këtij emaili nuk jetojnë më? Ata që e kanë lexuar?

Edvin Prifti: Jo, të gjithë këtë, sepse ai emaili shkoi në 22 veta, dërguesi ishte i 23-ti. Ë, unë nuk besoj që ata e kanë bërë forëard gjëkundi, sepse ngjarjet u zhvilluan shumë shpejt. Kështu që si ata që e kanë lexuar, si ata që, domethënë të gjithë ata që e morën këtë informacion, patën pasoja.

Çim Peka: Po me dërguesin çfarë ndodhi?

Edvin Prifti: Ai u ekzekutua i pari.

Çim Peka: Dërguesi.

Edvin Prifti: Frank Plummer, u gjend i vdekur në një dhomë hoteli në Nairobi në shkurt të vitit 2020. Ai ishte i pari.

Çim Peka: Ju vetë jeni ndjerë i kërcënuar gjatë kësaj kohe përveç asaj çfarë bëri SPAK-u?

Edvin Prifti: Po. Po.

Çim Peka: Në çfarë forme?

Edvin Prifti: Po unë në fund të vitit 2020, u disa njerëz të cilët më kërcënonin me familjen, mua,  dhe unë atë kohë u shqetësova edhe i lajmërova. I shqetësuar telefonova atë që sot është ministër i Drejtësisë, ishte zëvendësministër i Brendshëm, komandantin e policisë, komandantin e Gardës, të gjithë. Të gjithë më thoshin 'shko denoncoje'. Dhe unë shkova dhe e denoncova. Për hir të vërtetës u treguan korrekt në atë kohë.

Për hir të vërtetës më vunë, domethënë, më thanë që edhe fëmijët do t'i vëmë në mbrojtje. Mbas denoncimit nisi një proces, por procesi tregoi që personat që ishin futur, që më kërcënonin mua me jetë, me se vajzat e mia e të tjerë e të tjerë, ishin persona të cilët kishin hapur çështjen në SPAK. Edhe këta persona, edhe këta persona kur unë i kam pyetur, 'Po si ka mundësi juve toleroni kërcënime të tilla?' Edhe prokurori tha, 'Po ka qenë i irrituar,' edhe e ka thënë.

Çim Peka: Po kërcënuesit tashmë i njihni?

Edvin Prifti: Absolutisht që atëherë i njihja, me emra e me mbiemra.

Çim Peka: Janë këta që kanë bërë akuzat ndaj jush në SPAK?

Edvin Prifti: Janë ata që i kanë bërë akuzat. Dhe që SPAK-u i vendosi në përgjim, ë dhe të dëgjosh konversacionet që janë bërë transkriptet, janë nga më të papranueshmet nga pikëpamja njerëzore, nga mënyrat si flasin, nga sharjet, nga gjërat, njerëz me precedentë penalë.

Çim Peka: Dhe ndaj tyre ka masë apo ka hetime të tjera?

Edvin Prifti: Nuk ka asnjë hetim ndaj tyre.

Çim Peka: Edhe pse jeni kërcënuar?

Edvin Prifti: Absolutisht. Ja pra ju thashë, kur unë ua kam treguar që me mesazhe kërcënimet ë, më tha që ishin të, kanë qenë të irrituar prandaj e kanë thënë.