Të korruptuarit në liri! Protestuesit në polici. Ky është ‘sistemi Rama'! Pankartat pikante të protestës në ditën e 58-të

Mesazhet e forta kanë shoqëruar edhe protestën e sotme, e 58-ta kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Një nga pankartat më të spikatura i referohej ndalimit të aktivistit Arben Kola gjatë protestës së zhvilluar paraditen e sotme pranë Parlamentit.

Në një  pankartë shkruhet mesazhi: “Të korruptuarit në liri. Protestuesit në polici. Ky është ‘sistemi Rama’”, ndërsa në gjuhën angleze shkruhet: “Hajdutët në pushtet janë të sigurt dhe të paprekur, ndërsa zëri i popullit zvarritet përtokë!”

“Për vjedhjet e Belindës s’ka asnjë reagim, për Kolën me megafon ka menjëherë ndalim!”, shkruhet në një tjetër pankartë, duke krahasuar reagimin e autoriteteve ndaj protestuesve me hetimet ndaj ish-ministres Belinda Balluku.

 “58 ditë. Qytetarët nuk dorëzohen”, “58 ditë. Çdo ditë në rrugë, çdo ditë për Shqipërinë” dhe “Dita 58. Ata flasin. Ne jemi këtu.”