58 ditë protestë, por edhe krijimtari plot ngjyra/ Fëmijët vizatojnë dhe ngjyrosin në këndin e dedikuar
Protesta e 58-të radhazi në Tiranë është shoqëruar edhe këtë herë me një atmosferë ndryshe, ku përveç mesazheve politike dhe qytetare, vëmendje ka marrë edhe përfshirja e fëmijëve.
Në një hapësirë të dedikuar posaçërisht për ta, të vegjlit kanë kaluar kohën duke vizatuar dhe ngjyrosur, duke shprehur kreativitetin e tyre përmes punimeve me ngjyra dhe formate të ndryshme.
Ky kënd krijues është kthyer në një element të veçantë të protestave të zhvilluara ditët e fundit, duke krijuar një ambient më familjar dhe gjithëpërfshirës për qytetarët që marrin pjesë së bashku me fëmijët e tyre.
Përtej zhvillimeve në skenën e protestës, prania e këtij këndi artistik ka sjellë një tjetër dimension të tubimeve, duke i dhënë atyre një karakter më komunitar dhe qytetar.