‘S'ndalim protestën deri në dorëheqjen e Ramës!’ Protestuesja: S’e mbysin dot zërin tonë as me dhunë
Qytetarët vijuan sot në ditën e 58-të të protestës duke përsëritur thirrjet “Rama jepe dorëheqjen” poshtë dritares së kryeministrisë.
Në podiumin e improvizuar para kryeministrisë, foli dhe një nga protestueset e cila ishte shoqëruar në komisariat nga policia paraditen e sotme gjatë protestës para Kuvendit. Ajo tha se asnjë dhunë nuk mund tja shuajë zërin sepse besojnë se një Shqipëri e re është e mundur.
“Kur isha në komisariatin nr 2 mu kujtua një nga shprehjet e Adem Demacit. 'Kush do trupin duhet të harrojë shpirtin, e kush do shpirtin duhet të harrojë trupin"
Ata deputetë dhe ky pushtet kanë përdorur çdo lloj dhune, policinë e shtetit, dhunë e pajustifikuar për të mbrojtur trupin e tyre ndërsa ia kanë shitur shpirtin oligarkisë ekonomike e krimit të organizuar. Ata mendojnë se përmes dhunës do të mbysin zërin tonë por ata nuk e dinë se nuk do ta shesim kurrë shpirtin tonë. Jemi gati të sakrifikojmë trupin tonë, sepse besojmë një zëri se një Shqipëri e re është e mundur. Ata mund të kenë uniformat, mjetet e dhunës por nuk kanë vendosmërinë tonë për të vijuar në këtë protestë deri në dorëheqjen e Edi Ramës’
Protestuesit duke duartrokitur thirrën 'Dorëheqjen!"