Mbi 2 milion ndjekës panë filmin 'Odiseja' në X

Mbi 2 milionë persona raportohen se kanë parë filmin “Odiseja’ në rrjetet sociale edhe pse regjisori Christopher Nolan nxit njerëzit të shohin filmin në ekranin më të madh të mundshëm.

Sipas medias së industrisë së filmit Variety, një postim në platformën X, ku ishte vendosur një version me cilësi të lartë i filmit, u pa nga 2.1 milionë përdorues brenda dy orësh e gjysmë të shtunën, përpara se llogaria të pezullohej.

I gjithë filmi Odyssey në një postim në Tëitter, ashtu siç e kishte menduar Nolan”, shkroi me ironi një përdorues.

Nolan e ka xhiruar të gjithë filmin treorësh me film 70mm, një format me rezolucion të lartë i krijuar posaçërisht për ekranet gjigante IMAX.

“I gjithë filmi Odise’ në një video të integruar në X. E çmendur”, shkroi një tjetër përdorues në X.

“Dikush ka publikuar filmin The Odyssey në HD. Mendova se ishte fals, por është e vërtetë”, komentoi një tjetër.

The Hollyëood Reporter raportoi se një version me cilësi më të ulët u shfaq në X të dielën dhe u hoq rreth dy orë më vonë, pasi kishte grumbulluar afro 50 mijë shikime.

Në një reagim, studioja e filmit Universal deklaroi:

“U bëmë me dijeni për publikimin e paautorizuar të filmit dhe menjëherë nisëm procedurat për heqjen e tij. Ne e marrim seriozisht shkeljen e të drejtave të autorit dhe do të ndjekim të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur përmbajtjen tonë dhe të drejtat e pronësisë intelektuale.”

Megjithatë, rrjedhja e filmit pritet të mos ketë ndikim të madh në performancën e tij në kinema. “Odiseja” ka arkëtuar 215 milionë dollarë në mbarë botën vetëm në fundjavën e dytë të shfaqjes, duke e çuar totalin në 640 milionë dollarë. /BBC/