Kaos tek Italia, Maldini dhe Leonardo japin dorëheqjen

Një kthesë e papritur ka tronditur Kombëtaren e Italisë, vetëm pak orë para emërimit të trajnerit të ri.

Sipas raportimeve të fundit, epoka e Paolo Maldinit dhe Leonardos në strukturat drejtuese të “Axurrëve” ka përfunduar pas vetëm 16 ditësh.

Vendimi i federatës për t’u tërhequr nga ideja e emërimit të Andrea Pirlos si trajner ka sjellë pasoja të mëdha, me Maldinin, i cili mbante postin e drejtorit teknik, dhe Leonardon, këshilltar i federatës, që kanë dhënë dorëheqjen.

Sipas “Sky Sport”, situata brenda federatës italiane është kthyer në një kaos të vërtetë, ndërsa presidenti Xhovani Malago po përgatit një tjetër zgjidhje për stolin e kombëtares.

Emri më i mundshëm për të marrë drejtimin e Italisë është Roberto Mancini, një trajner që ka qenë në listën e kandidatëve që në fillim.

Rikthimi i tij ishte zbehur pas shfaqjes së emrave si Pep Guardiola dhe Andrea Pirlo, por tashmë ai është sërish favorit.

Ndërkohë, roli i drejtorit teknik pritet t’i besohet Giorgio Kielinit, i cili do të marrë një detyrë të rëndësishme në projektin e ri të kombëtares.

Italia pritet të bëjë zyrtar vendimin shumë shpejt, por situata e krijuar ka sjellë një nga momentet më të pazakonta në historinë e fundit të “Axurrëve”.