Këngëtarja spanjolle sqaron zërat për lidhjen me Ferran Torres

Këngëtarja e njohur spanjolle, Ana Mena, ka hedhur poshtë zërat që e lidhnin me futbollistin e Barcelonës dhe kombëtares spanjolle, Ferran Torres.

Pas ditësh spekulimesh në rrjetet sociale, artistja ka sqaruar publikisht se mes tyre nuk ekziston asnjë lidhje sentimentale.

Thashethemet nisën pasi të dy u panë në të njëjtin event, ndërsa fansat interpretuan edhe fanellën me numrin 7 të veshur nga Ana gjatë festimeve të kombëtares si një referencë ndaj Torresit.

E pyetur nga gazetarët në aeroportin Adolfo Suárez-Barajas të Madridit, këngëtarja reagoi menjëherë, duke i quajtur të pavërteta të gjitha spekulimet.

“Budallallëqe, për Zotin”, u përgjigj Ana Mena kur u pyet për thashethemet që qarkullonin.

Ajo komentoi me humor edhe çështjen e fanellës me numrin 7, duke sqaruar se nuk kishte asnjë domethënie të fshehtë.

“Ajo që më vunë, çfarë të di unë”, tha këngëtarja.

Ana Mena pranoi se kishte qenë në të njëjtin event me Ferran Torres, por theksoi se aty ndodheshin shumë persona dhe se kishte biseduar me shumë prej tyre.

Sipas saj, takimi me sulmuesin spanjoll nuk kishte asgjë të veçantë.

Madje, kur u pyet për mendimin që kishte për lojtarin e Barcelonës, ajo u distancua edhe më shumë nga zërat për një romancë.

“Nuk e njoh pothuajse fare”, deklaroi Ana Mena, duke mbyllur njëherë e mirë spekulimet për një lidhje me Ferran Torres.