Kjo nuk ishte pengesa e vetme për Kuss, pasi më herët gjatë etapës ai ishte rrëzuar edhe në një tunel të errët dhe të lagësht, duke humbur kohë të vlefshme.

Pas garës, amerikani pranoi se kishte qenë në limitin e mundësive të tij.

“Isha vërtet në limit dhe e gjykova gabim kthesën. Pas rrëzimit në tunel po përpiqesha të rikuperoja kohën e humbur. Ishte një moment i frikshëm. I kërkoj ndjesë gruas dhe familjes sime që po më ndiqnin nga shtëpia”, deklaroi Kuss.

Pavarësisht lëndimeve dhe gjakderdhjes së dukshme, çiklisti u rikthye në biçikletë, përfundoi etapën dhe e mbylli garën në vendin e tretë, duke e cilësuar veten me shumë fat që rrjetat e sigurisë ndodheshin pikërisht në atë vend.

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2026/July/27/auto_ciklisti_amerikan1785168018.png", "width": 900, "height": 544 } }

VIDEO/ Çiklisti amerikan shpëton për mrekulli në Tur de France, për pak sa nuk bie në humnerë

Momente dramatike janë regjistruar në fazën e 20-të të Tur de France, ku çiklisti amerikan Sepp Kuss i shpëtoi për mrekulli një aksidenti që mund të kishte përfunduar në tragjedi. Sportisti humbi kontrollin e biçikletës gjatë një zbritjeje me shpejtësi të lartë dhe u ndal vetëm falë rrjetave mbrojtëse, pak centimetra larg humnerës.

Incidenti ndodhi teksa Kuss po luftonte për një rezultat të madh në etapën parafundore të garës.

Në një kthesë të shpejtë djathtas, ai gaboi trajektoren, përshkoi tri korsitë e rrugës dhe u përplas me barrierën mbrojtëse në buzë të malit.

Pamjet e publikuara tregojnë se rrjeta e sigurisë përfundonte vetëm pak centimetra më tej, çka do të thotë se një përplasje pak më e fortë mund ta kishte hedhur çiklistin në humnerë.