UEFA beson tek arbitrat shqiptarë, Juxhin Xhaja dhe ekipi i tij në një sfidë të Champions League

Arbitrat shqiptarë vazhdojnë të marrin vlerësime nga UEFA, teksa një tjetër ekip gjykues nga Shqipëria është caktuar për një ndeshje të rëndësishme në garat europiane.

Juxhin Xhaja do të jetë gjyqtari kryesor i sfidës mes Lech Poznan dhe Aarhus, e vlefshme për turin e dytë kualifikues të UEFA Champions League.

Takimi do të zhvillohet më 29 korrik, duke nisur nga ora 19:00, në Poznan të Polonisë.

Xhaja do të ndihmohet nga dy arbitrat anësorë, Arbër Zalla dhe Taulant Kasa, ndërsa Andi Koçi është caktuar si gjyqtar i katërt.

Në dhomën e VAR-it do të jetë Albert Doda, i cili do të asistojë ekipin e arbitrave gjatë gjithë ndeshjes.

Ky emërim konfirmon edhe një herë besimin që UEFA po u jep arbitrave shqiptarë në ndeshjet ndërkombëtare, duke i angazhuar në duele të rëndësishme të fazave kualifikuese të Champions League.