Vasili: Boll u tallët, ekziston vetëm zyra e Edi Ramës, ajo vrimë qeveris edhe Parlamentin

Ish-deputeti i PL-së, Petrit Vasili ka reaguar lidhur me diskutimet e marrëveshjes që u cilësua si tepër sekrete nga Edi Rama, duke ngritur pikëpyetje mbi procedurat e ndjekura në Kuvend.

Në një reagim publik, Vasili pyet nëse 140 deputetët janë të pajisur me certifikatë sigurie të nivelit të lartë dhe nëse kanë të drejtë të njihen me përmbajtjen e një marrëveshjeje të klasifikuar pa zotëruar një certifikatë të tillë.

Më tej, Vasili akuzon se Kuvendi nuk funksionon si institucion i pavarur, por, sipas tij, vendimmarrja është e përqendruar në duart e kryeministrit Edi Rama.

Reagimi i ish-deputetit Petrit Vasili

A janë të pajisur me certifikatë sigurie të nivelit të lartë të 140 deputetë?

A kanë të drejtë të lexojnë një marrëveshje tepër sekrete pa pasur këtë certifikatë sigurie këta deputetë?

Nëse jo, për çfarë sekreti kot bëhet fjalë?

Boll u tallët me Parlamentin.

S'ka Parlament, jooo.

Ekziston vetëm Zyra e Edi Ramës, ajo vrimë qeveris edhe Parlamentin, edhe drejtësinë, edhe Presidentin, edhe drejtësinë.