Po ndiqte Agron Shehajn se vodhi marrëveshjen me SHBA-në! Momenti kur këshilltarja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët
Dalin pamjet kur këshilltarja e Kuvendit ndjek me vrap nga pas deputetin Agron Shehaj pasi ky i fundit vodhi dokumentin e marrëveshjes me SHBA-në të cilën maxhoranca e mbante sekret,
Marrëveshja parashikonte një kredi 302 milionë euro për ushtrinë shqiptare.
Në video duket moment kur Agron Shehaj zbret nga shkallët me vrap ndërsa në dorë mban dokumentin. Ndërsa Këshilltarja e ndoqi deputetin dhe në përpjekje për ta ndaluar dhe ta rimarrë dokumentin rrëzohet nga shkallët.
PS bëri kërkesë për marrjen e masës disiplinore me përjashtimin për 60 ditë dhe referimin menjëherë pranë organeve të Prokurorisë, në rastin në fjalë Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, të deputetit Agron Shehaj.
Çfarë shkruan PS në kërkesë?
Deputeti Agron Shehaj u paraqit në sallën “Gerti Bogdani” dhe në shkelje të ligjit insistoi ta merrte kopjen fizike me vete. Stafi i Kuvendit e sqaroi se, në zbatim të ligjit materiali mund të lexohej vetëm brenda sallës dhe kopja nuk lejohej të dilte prej sallës. Deputeti nuk pranoi këtë sqarim ligjor, e grabiti me forcë materialin dhe u largua bashkë më të. Këshilltarja e ndoqi deputetin dhe në përpjekje për ta ndaluar dhe ta rimarrë dokumentin, u rrëzua nga shkallët dhe pësoi lëndime të rënda, siç vërtetohet dhe nga pamjet video bashkangjitur kësaj kërkese.
Deputeti Agron Shehaj, me sjelljet e tij të përsëritura të dhunshme dhe agresive ka vënë në rrezik këshilltaren e cila është gjendur e pambrojtur përballë kësaj sjellje të dhunshme dhe të papranueshme.
Këto sjellje cënojnë rëndë dhe në mënyrë të patolerueshme sigurinë e stafit të Kuvendit gjatë ushtrimit të detyrave të tyre. Sjellja e deputetit duke marrë më forcë dhe duke nxjerr jashtë sallës dokumentin e klasifikuar përbën shkelje të rëndë të legjislacionit për informacionin e klasifikuar.